Një familje shqiptare me tre fëmijë (2,3 dhe 5 vjeç), duhej që për arsye politike të dëbohet nga Gjermania. Por kryefamiljari e kundërshtoi kategorikisht këtë, duke kërcënuar fillimisht policët me një thikë dhe më pas duke thënë që do t’i hedhë fëmijet e tij nga dritarja.
Ky reagim erdhi pasi punëtorët social kur trokitën në derën e familjes shqiptare. Ata nuk e hapën derën dhe kështu u ftua policia që të intervenonte, duke u detyruar ta thyenin derën.
Njësitet e rregullta policore nuk bënë punë. Të shtyrë nga këto rrethana policia gjermane, kërkoj intervenimin e njësive elitare, shkruan Bild.de, përcjellë KlanKosova.
Forcat policore, ishin të kujdesshëm gjatë intervenimit, duke arrestuar burrin në fjalë.
Gjatë aksionit morën pjesë edhe zjarrfikësit, që vendosen sfungjerë të mëdhenj rreth ndërtesës, ku banonte familja shqiptare, për të qenë më të sigurt.
Familja ishte planifikuar që të largohej nga Gjermania, në mënyrë të organizuar nga shteti, por që hasën në rezistencën e kryefamiljarit.