Azizi nga Zhelina: Neve nuk na vjen era Soravi e as Llotari!

0
5

Azizi nga Zhelina: Neve nuk na vjen era Soravi e as Llotari!

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në tubimin e VLEN-it në Zhelinë, shefi i Shtabit Qendror të koalicionit, Adnan Azizi, sërish sfidoi Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin. Ai tha se nuk ka asnjë problem të bëjë shqiponjën dhe e ftoi Taravarin t’i përsërisë fjalët që dikur kishte përdorur kundër kreut të integristëve, kur e quante “i sëmurë psikik dhe Raman Morina në katror”.
Azizi kujtoi se e kishte sfiduar edhe Ahmetin për “kreditë serbe”, por ai nuk kishte guxuar të dilte përballë. “Saherë që është nevoja, ne do ta bëjmë shqiponjën, sepse krenohemi me identitetin tonë kombëtar e fetar. Ne jemi atdhetarë dhe patriotë, e duam me shpirt vendin dhe kombin tonë. Punojmë ditë e natë për zhvillimin e tij”, theksoi ai, duke nënvizuar se “ne nuk jemi shovinistë, nuk urrejmë asnjë popull tjetër”.
Në vazhdim, ai theksoi se me VLEN po ndërtohen shkolla e rrugë, ndërsa opozita merret me folklor, ndonëse “për nipat dhe mbesat e tyre ndanin tendera, blinin qendra tregtare dhe shqiptarëve u thoshin se nuk kanë nevojë për asfalt”.
“Është fakt se në Zhelinë vjen era asfalt, në Tetovë vjen era asfalt. Ne punojmë për këtë popull ditë e natë. Por neve nuk na vjen era Soravi, nuk na vjen era kredi. Nuk na vjen era Llotarie, nuk na vjen era bankës së Mijallkovit apo Alta Bankës së Serbisë. Ne po punojmë, ashtu siç ka punuar Blerimi, duke e transformuar Zhelinën”, tha Azizi.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5