Monday, September 22, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAzizi: BDI i ka shndërruar komunat shqiptare në më të prapambeturat, VLEN...

Azizi: BDI i ka shndërruar komunat shqiptare në më të prapambeturat, VLEN është alternativa e vetme për zhvillim

Azizi: BDI i ka shndërruar komunat shqiptare në më të prapambeturat, VLEN është alternativa e vetme për zhvillim

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, e ka goditur me akuza BDI-në, duke e quajtur atë partinë më të paaftë për të menaxhuar komunat shqiptare. Në një intervistë për “Gazeta Lajm”, Azizi tha se BDI po hyn në zgjedhje lokale pa asnjë ofertë dhe pa asnjë projekt për t’u mburrur.

“BDI nuk ka të vetmin projekt strategjik në komunat shqiptare. Komunat që ka menaxhuar BDI-ja janë komunat më dembele, me projekte zero të realizuara. Nuk e di me çfarë mund të hyjnë dhe me çfarë mund të mburren”, deklaroi Azizi.

Ai përmendi si shembull krahasues Tetovën dhe Zhelinën, të udhëhequra nga VLEN.

“Në komunat tona, edhe kur kemi qenë opozitë, kemi realizuar qindra projekte. Vetëm në Tetovë janë mbi 200 projekte konkrete. Zhelina është shembull i menaxhimit të mirë. Ndërsa BDI Tetovën e ka futur 24 milionë euro në borxh, pa lënë pas asnjë vepër publike. I kam sfiduar publikisht: le të tregojnë një projekt që kanë bërë. Por nuk kanë çfarë të tregojnë, sepse nuk ekziston”.

Azizi u shpreh se qytetarët shqiptarë janë lodhur nga mashtrimet e BDI-së dhe se këtë herë vota do të ndëshkojë paaftësinë dhe korrupsionin.

“BDI është turpi i komunave shqiptare. VLEN është alternativa e vetme për zhvillim, për projekte të prekshme dhe për të nxjerrë qytetet tona nga prapambetja ku i ka futur BDI-ja”, përfundoi Azizi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments