Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se BDI duhet të vendos mbi qëndrimin në lidhje me propozim ligjin për shtetësi, transmeton Alsat. Aziri kërkoi që BDI të del qartë në mbështetje të këtij ligji.
“Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka pasur problem me qëndrimet dhe gjithnjë është marrë me një dozë të theksuar të ambiguitetit gjatë qëndrimeve të tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim sot është pjesë e Qeverisë dhe ata duhet të flasin në emër të Qeverisë dhe jo të manipulojnë me opinionin se gjoja e përkrahin ligjin si parti politike, ndërsa si qeveri do të shohim çka bëjmë. Detyrë e Bashkimit Demokratik për Integrim është…si 61 numër të cilin e realisht e përfaqësojnë ato, të mbështesin këtë iniciativë të opozitës”, tha mes tjerash Aziri.