Azir Aliu: AKI i dha Levicës 4 mijë vota në Qytetin e Shkupit

0
21

Azir Aliu: AKI i dha Levicës 4 mijë vota në Qytetin e Shkupit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka thënë se ekziston ujdi politike mes Levicës dhe AKI-së dhe kjo dëshmohet në bazë të numrave, ku vetëm në Qytetin e Shkupit, siç thotë “4 mijë vota të opozitës kanë përfunduar në llogari të partisë së Apasievit”.

“Në Shkup ke 4 mijë vota që kanë kaluar nga lista e AKI-së për kandidatin e Levicës dhe kjo lehtë mund të shihet nga numrat. Kanë 8 mijë vota më shumë, pra 4 mijë vota të AKI-së kanë shkuar te kandidati i Levicës dhe jo rastësisht kanë kandiduar në Strugë, Tetovë dhe Gostivar me qëllim në raundin e parë të largohet një pjesë e votuesve maqedonas për kandidatë shqiptarë”, thekson Aliu.

Për kundërpeshë, shton ai, kanë premtuar që 4 mijë vota t’i jepen Levicës në Shkup dhe kjo është e dukshme.

Aliu thotë se detaje për këtë marrëveshje do të zbardh gjatë javës.

“Brenda javës do të mbajë një konferencë shtypi se si AKI në kuluare të fshehta bën koalicion me Levicën dhe këndej shet patriotizëm në nivel lokal”, ka thënë mes tjerash Aliu.