Autobusi përplas në Strugë 11 vjeçarin me biçikletë

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dje (11 gusht) në orën 19.40, në rrugën “Edvard Kardelj” në Strugë, autobusi “Iveko” me targa të Strugës goditi një biçikletë të drejtuar nga një djalë 11-vjeçar nga Struga, informohet Struga Ekspres nga SPB-Ohër.
Pas goditjes, fëmija pësoi lëndime të rënda trupore dhe me një mjet për ndihmë emergjente mjekësore Struga u transferua në spitalin Shën Erazmo në Ohër, ku iu dha ndihmë mjekësore dhe u mbajt për trajtim të mëtejshëm. Inspektimi në vendngjarje u krye nga një ekip i Stacionit të Policisë Strugë.
(Struga Ekspres)