Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaAustria lejon pirjen e duhanit nëpër restorante

Austria lejon pirjen e duhanit nëpër restorante

Ndalimi, një politikë e qeverisë së shkuar, pritej të hynte në funksion nga maji i vitit 2018.
Planet për moslejimin e plotë të pirjes së duhanit në baret dhe restorantet në Austri janë hedhur poshtë, sipas partisë së krahut të djathtë Partia e Lirisë.

Ndalimi, një politikë e qeverisë së shkuar, pritej të hynte në funksion nga maji i vitit 2018.
Planet u hodhën poshtë pas koalicionit të arritur mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Popullore konsveratore që pritet të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, shkruan BBC.

Mosha që një njeri të ketë të drejtë të blejë cigare do të rritet në 18 vjet, transmeton Albinfo.ch.

Po ashtu do të ketë ndalim të duhanit edhe në vetura kur aty brenda ka të pranishëm më të rinj se 18-vjeçarë.

“Jam krenar për këtë zgjidhje të mrekullueshme në interes të njerëzve që nuk pinë duhan, duhanxhinjve dhe pronarëve të restoranteve”, ka thënë lideri i Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache.

Politika aktuale u mundëson njerëzve të pinë duhan në hapësira të caktuara nëpër restorante.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!