Austria dhe Gjermania po përgatiten të rifillojnë operacionet e fluturimit.
Aeroportet kanë qëndruar të mbyllura që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit. 16,000 aeroplanët janë në tokë, shumë linja ajrore po përballen me shkatërrim të menjëhershëm. Me lehtësimin e planifikuar të masave, tani ka shpresë të re se operacionet e fluturimit gjithashtu mund të rifillojnë ngadalë.
Muaji maj shikohet si mundësi për të rinisue fluturimet, por nuk ka ndonjë datë të saktë.
Së fundmi, Reuters raporton se Komisioni Europian e parashikon një vendim të tillë, por sigurisht me masa strikte.
“KE do të paraqesë muajin e ardhshëm një sërë rregullash për rihapjen e sigurtë të udhëtimeve ajrore kur të mbarojnë bllokimet e pandemisë së koronavìrusit, përfshirë distancimin shoqëror në aeroporte dhe në aeroplane.”, tha shefi i transportit të Bashkimit Europian, Adina Valean.
Sipas Valean, disa rregulla të distancimit social në aeroporte dhe brenda aeroplanit do të duhet të respektohen për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, duke shtuar me tej se masat, do të përfshijnë edhe veshjen e maskave të fytyrës dhe dezìnfektìmin e aeroplanëve e aeroporteve.
Mirëpo, lidhur me pyetjen se kur do mund të udhëtojmë sërish nëpërmjet linjave ajrore, Valean thotë se “Nuk mund të them tani kur kjo do të fillojë të ndodhë sepse ne duhet të dëgjojmë këshillat e specialistëve të shëndetit përpara së gjithash”.
Sipas shoqatave të aviacionit, do të ishte e dëshirueshme që pasagjerët të kenë me vete maskën dhe do të njoftohen për këtë edhe gjatë procesit të rezervimit.
Më shumë distancë kur futeni brenda, por edhe kur kontrolloheni, dhe kjo nënkupton që procesi zgjat më shumë. Për pasagjerët, kjo mund të nënkuptojë se ata duhet të paraqiten në aeroport më herët se më parë.
Filtrat e ajrit do të jenë të pranishëm në secilin aeroplan, në mënyrë që ajri brenda të jetë shumë më i pastër. Filtrat e ajrit e pastrojnë atë nga pluhuri, bakteret dhe viruset.
Masa e marrë kohët e fundit nga kompanitë ajrore për lirimin e ulëses së mesme mund të bëhet problemi më i madh në rifillimin e operacioneve të fluturimit.
Shoqata Austriake e Aviacionit paralajmëron se aeroplanët e mëdhenj mund të humbin nga ky ndryshim i madh 30 për qind të ngarkesës së tyre, ndërsa aeroplanët më të vegjël mund të humbasin deri në 50 për qind të ngarkesës së tyre, si pasojë edhe të ardhurat e tyre bien, ose ata rrisin çmimin e biletave.
Kjo është e qartë se njerëzit që dyshohen se kanë coronavirusin nuk lejohen të fluturojnë.
Linjat ajrore janë duke pritur për një vendim nga autoritetet që të lejohet testimin në aeroport, por kjo po shihet edhe si masë problematike, për shkak të kohës që këto testime marrin.
Nga financiare, padyshim qe ashtu si çdo biznes tjetër linjat ajrore kanë pësuar një godìtje të fortë nga COVID-19, teksa Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka vlerësuar se krìza mund t’i kushtojë linjave ajrore në total një shumë prej 314 miliardë dollarë.(INA)