Ata që nuk punojnë nuk kanë atdhe, Zv/ministri Rexhepi përcjellë porosinë e Ahmetit!

0
11

Mbrëmë, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat e rinj të kabinetit të ri qeveritar. Ndër to, u zgjodh edhe zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi.

Zv/ministri Rexhepi të cilit për të dytën herë i besohet ky post, në faqen e tij në Facebook zbulon se çfarë e porositi lideri i partisë, Ali Ahmeti pas rizgjedhjes.

“Ata që nuk punojnë nuk kanë atdhe! Punoni si në tokën tuaj e mos pritni që tjetri t’ju thotë puna e mbarë!Një mandat i ri në mbrojtje! Vazhdojmë bashkë”, shkruan Rexhepi.