Sunday, August 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAstrit Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen,...

Astrit Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve ksenofobike dhe antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Ai i cilësoi këto veprime si të papranueshme dhe thellësisht të dëmshme për frymën e bashkëjetesës që synohet të ndërtohet në vend.

“Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen. Nismëtarët e këtij provokimi do të përgjigjen”, theksoi Iseni.
Ai u ndal edhe te reagimi i BDI-së, duke e quajtur të pasinqertë dhe të vonuar. “BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e tyre që rrinin të heshtur në kolltuqe edhe kur shqiptarët zvarriteshin në tokë, arrestoheshin e poshtëroheshin në prag të shtëpive të tyre. Ata zgjodhën pushtetin para popullit”, u shpreh ai.

Zëvendësministri Iseni përmbylli mesazhin e tij me një apel për përgjegjësi institucionale dhe shoqërore, duke theksuar se lotët e krokodilit nuk e fshijnë të kaluarën e një politike që ka heshtur para padrejtësisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments