Pas votimit të deputetëve të parlamentit të Maqedonisë, dr.Asim Musa nga Dobovjani i Strugës merrë postin e zv.ministrit të shëndetësisë nga radhët e BDI-së, ku edhe ka bërë shkrepjet e para të fotografive me kryetarin e parlamentit z.Talat Xhaferi dhe me kolegë të tij,shkruan Struga Ekspres.
Ja çfarë shkruan zv.ministri i ri në profilin e tij në facebook:
Kujtojmë se Asim Musa më parë ka drejtuar Dializën e Strugës dhe më vonë edhe spitalin e përgjithshëm të Strugës.
Dr.Asim Musa është zotuar për Struga Ekspres se në mandatin e tij të zv .ministrit do të ndërtojë spitalin e ri të Strugës dhe këtë ja bëri me dije edhe Zoran Zaevit në vizitën e tij në Strugë.
Megjithatë kjo mbetet për tu parë dhe pritur në ditët në vijim dhe vitet e udhëheqjes së tij në këtë ministri.
(Struga Ekspres)