Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAsim Musa: Janë 9 persona që i ka kapur fruthi në repartin...

Asim Musa: Janë 9 persona që i ka kapur fruthi në repartin kirurgjik të spitalit të Strugës

Në repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Strugës janë sëmurë 16 për qind e të të punësuarve, gjegjësisht nëntë nga gjithsej 56 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në këtë repart, ndërsa pesë e kanë kaluar dhe janë në vendin e tyre të punës.

Këtë e kumtoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa pasi në mediume doli informacioni se reparti është mbyllur për shkak të infektimit të 50 për qind të personelit mjekësor nga fruthi.

Ai shtoi se në Spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e të punësuarve janë vaksinuar dhe paralajmëroi se ata të cilët nuk janë vaksinuar do të vaksinohen në periudhën më të shkurtër me MRP vaksinën.

Në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë theksohet se reparti kirurgjik do të mbyllur një javë, ndërsa pacientët edhe më tej do ta kenë mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Ata do të dërgohen në Ohër dhe në Manastir.

Nga fillimi i epidemisë e deri më tani, në Qendrat për shëndet publik, në mënyrë shtesë janë vaksinuar gjithsej 1,780 persona, prej tyre më shumë se 65 për qind janë punonjës shëndetësorë, studentë dhe nxënës në shkollat e mesme mjekësore, të tjerët janë kontakte dhe persona mbi moshën 14 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar në moshën deri në 14 vjeçare me MRP vaksinë nga fillimi i epidemisë arrin 25.808.

“Vaksinimi është masa e vetme për parandalimin e përhapjes së epidemisë nga fruthi dhe ngritja e imunitetit kolektiv”, theksojnë nga Ministria

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments