Aleanca për Shqiptarët e cilëson mashtrim ndaj shqiptarëve dhe Lëvizjes Besa deklarimin e kryeministrit Zoran Zaev se përkatësia etnike në letërnjoftime do të rregullohet me një ligj tjetër. Nga partia e Ziadin Selës pyesin Lëvizjen Besa cila është arsyeja e qëndrimit në Qeveri kur nuk respektohet marrëveshja për koalicion parazgjedhor dhe qeverisës.
Partia opozitare shton se të drejtat e qytetarëve shqiptar nuk guxojnë të varen nga “tender” për operator i cili përpunon dokumentet biometrike.