Sunday, August 17, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH: VLEN premtuan, por nuk realizuan asgjë për Zonat Ekonomike Shqiptare

ASH: VLEN premtuan, por nuk realizuan asgjë për Zonat Ekonomike Shqiptare

Koalicioni VLEN, që tashmë është dëshmuar se s’vlen për shqiptarët, në fushatë zgjedhore premtoi “zhvillim të barabartë të zonave ekonomike” dhe investime të drejtuara në mënyrë të drejtë në të gjitha rajonet planore të vendit.

U premtua se Zonës së Vizbegut do t’i jepej status i veçantë dhe do të centralizoheshin kompetencat urbanistike e infrastrukturore; do të përshpejtohej ndërtimi i kanalizimit, ujësjellësit dhe rrjetit rrugor, si dhe krijimi i transportit publik në këtë zonë; po ashtu, do të bëhej barazimi ligjor dhe investues i Zonave të Lira Ekonomike të Vizbegut, Strugës, Kërçovës, Tetovës dhe Likovës me zonat tjera.

Madje, premtuan që njëra nga zonat të rikonceptohej si Zonë e Lirë Ekonomike për mërgatën; ndërsa një zonë tjetër të shpallej Zonë e Lirë Ekonomike Rinore, e dedikuar për start-up-et dhe teknologjinë.

Sot, pas gati një vit e gjysmë qeverisje, pyesim: Çfarë u realizua nga këto premtime madhështore?

Në terren, qytetarët shqiptarë shohin vetëm harresë dhe diskriminim. Në Vizbeg, Strugë, Kërçovë, Tetovë e Likovë nuk ka asnjë investim të ri, asnjë projekt të përfunduar dhe asnjë hap konkret për të sjellë barazinë e premtuar.

Ndërkohë, në Strumicë, Shtip e Prilep, për çdo ditë shohim promovime të investimeve të reja, hapje fabrikash dhe punësime. Këtu shihet qartë se premtimi për “zhvillim të barabartë” ishte vetëm mashtrim elektoral, ndërsa investimet vazhdojnë të orientohen vetëm në rajonet maqedonase.

Aleanca për Shqiptarët pyet koalicionin VLEN: A kishit menduar për Zonat Ekonomike të Strumicës e Shtipit kur premtonit Vizbegun, Strugën, Kërçovën, Tetovën e Likovën? Apo mashtrimi i shqiptarëve ka qenë qëllimi i vetëm?

Shqiptarët e dinë mirë se kush mbron interesat e tyre dhe kush i mashtron me fjalë boshe.

Aleanca për Shqiptarët

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments