Tuesday, July 15, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në...

ASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat “punësime” të reja në Doganën e Maqedonisë së Veriut.”

“Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për punësime të rregullta, por për kontrata mbi vepër me afat të kufizuar, të vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor 2025. Këto janë angazhime të përkohshme, pa status të qëndrueshëm punësimi dhe pa të drejta që rrjedhin nga marrëdhënia e rregullt e punës. Nga tri konkurse të shpallura, janë angazhuar 99 maqedonas dhe vetëm 21 shqiptarë, çka dëshmon për një pabarazi të theksuar në përfaqësim dhe për një qasje të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë në administratën shtetërore.

Ajo që është më shqetësuese është instrumentalizimi i këtyre kontratave për qëllime propagandistike, nëpërmjet publikimit të fotografive dhe pretendimeve për barazi, ndërkohë që në realitet nuk ka asnjë përparim të qëndrueshëm apo strukturor në përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore”, thekson ASH.

Sipas saj, kjo është mashtrim klasik parazgjedhor, që synon të manipulojë qytetarët shqiptarë përmes metodave të njohura të sistemeve të mëparshme.

“Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si mjet dekorativ i fushatave politike, por si qytetarë me të drejta të barabarta dhe dinjitet të garantuar institucionalisht. Punësimi i drejtë dhe i qëndrueshëm është e drejtë themelore, jo privilegj elektoral. Për këtë arsye, kërkojmë që çdo angazhim institucional të jetë transparent, i barabartë dhe i bazuar në kritere profesionale dhe jo në kalkulime politike apo fotografi për konsum publik. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo formë të abuzimit institucional dhe manipulimit me ndjenjat e qytetarëve”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments