ASH-Strugë: Aleanca zbulon skandal: Miku i Merkos ka djegur furgonin e komunës (FOTO)

0
16
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në fotografi mund të shikoni furgonin e tipit Fiat, pronë e Komunës së Strugës, të cilin Ramiz Merko ua jep miqve dhe profesorëve të universitetit të tij privat për të kryer punët e tyre private.
Siç mund ta shikoni, furgoni është djegur dhe për momentin është në gjendje të palëvizshme dhe për riparimin e tij duhet aq shumë të holla sa që nuk ja vlen.
Informatat tona shumë të sakta flasin se nē momentin që është djegur, furgonin e ka vozitur miku i shtëpisë së kryetarit, për punë private, ngarkime malli për biznesin e tij.
Ftojmë policinë dhe prokurorinë të hetojnë rastin. Keqpërdorime të tilla të pronës publike nuk duhet të ndodhin më.

(Aleanca per Shqiptaret-Struge)