Rasti i racizmit antishqiptar kundër Ezxhan Aliovskit ne Prilep, manfestim i një shovinizmi të ngulitur thellë në shoqërinë e RMV!
Në ditët kur më është më se e qartë se nuk kemi datë për nisjen e bisedimeve me UE-në, edhe atë kur është më se qartë se arsyeja është moskryerja e reformave nga ana e qeverisjes aktuale, me të cilën u demaskuan edhe njëherë fjalët dhe premtiemt boshe të qeveritarëve aktual, ndodhi edhe një skandal në vazhdën e skandaleve të shumta që ndodhin në këtë shtet, dhe pët të cilët si zakonisht askush nuk mbart asnjë përgjegjësi, që do të duhej të ishte akti më demokratik dhe moral në një shtet normal.
Konkretisht, bëhet fjalë për futbollistin me renome botërore, reprezentuesin e Maqedonisë, Ezxhan Aliovski, I cili ishte dëshmitar të një fenomeni racist, në një restoran të qytetit të lindjes në Prilep, ku së bashku me prindërit ka shkuar të drekon, dhe në mënyrë ç’njerëzore është kërkuar të del nga restorani pasi që kanë dëgjuar se flet me prindërit e tij në gjuhën e vet amtare shqipe.
Nje rast tjetër është edhe skandali i denoncuar në media, ku shqiptarët e Prilepit, nuk janë lënë të futen në pishinën e Qytetit përshkak përkatësisë së tyre etnike.
Në Maqedoni kemi ndëgjaur se ndodhin fenomene të tilla, bile edhe në kryeqytet, por sigurisht duhej të ndodh ndaj një personaliteti publik, I cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rezultatet që ka aritur Maqedonia dy vitet e fundit së bashku me të gjithë reprezentuesit tjerë shqiptar në skuadrën e Maqedonisë së Veriut, që të senzibilizohet opinioni.
Pa dyshim ne si ASH, përshëndesim reagimet individuale edhe të personaliteteve të shumtë publik të cilët e dënojnë këtë akt racist, por shqetësimi ynë qëndron në atë se askush në këtë shtet që është kompetent, nuk meret me këto çështje dhe nuk I dënon të njëjtat. Para disa ditëve kishim rastin kur brohoritja kryesore e gëzimit të tifozëve si rezultat I festimit të fitores së Vardarit në finalen e ndeshjes në hendboll ishte pikërisht sharja ndaj shqiptarëve. Dje, njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës futbollistike përzehet nga restorani pse flet shqip, ndërsa institucionet kompetente kanë ngel të heshtur.
Kur është fjala për fjali të bukura nëpërmjet të cilëve jepen premtime dhe I joshin shqiptarët me ato premtime të cilët asnjëherë nuk I kanë realizuar, dalin dhe flasin me plot gojë, ndërsa tani ku në mënyrë më eklatante demaskohet parulla “shoqëria për të gjithë”, ku në mënyrë më të qartë do duhej të dilet në mbrojtje të dinjitetit të Shqiptarëve institucionet heshtin. Turp për këtë shtet.
Aleanca për Shqiptarët
14.06.2019