ASH: Pushteti të mos shpif, por të publikoj lidhjet e Taravarit me investitorët nga Shqipëria

0
50

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate vlerëson se “VMRO-DPMNE, së bashku me “eksperimentin VLEN”, tenton të njollosë figurën e kryetarit, Dr. Arben Taravari, përmes shpifjeve dhe lojërave të fjalëve.”

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“VMRO-DPMNE dhe satelitët e saj, nëse kanë ndonjë dyshim apo pretendim, le t’i faktojnë ato. Në të kundërt, ato mbeten vetëm një propagandë e ulët për të devijuar vëmendjen nga e vërteta: Dr. Arben Taravari ua ka prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve.Këtë mund ta bëjnë shumë lehtë, pasi të gjitha institucionet shtetërore i kanë nën kontroll dhe kanë qasje të plotë në çdo dokument zyrtar. I ftojmë të zgjohen, nuk janë opozitë, janë pushtet dhe shtet”, reagon ASH.

Kjo part bën thirrje që, duke i shfrytëzuar të gjitha kompetencat dhe institucionet që i drejtojnë, të paraqesin qoftë edhe një lidhje të vetme mes investitorit nga Shqipëria dhe Dr. Arben Taravarit.

“Apo çdo investitor nga Republika e Shqipërisë për ta është i dyshimtë?”, thekson ASH.(INA)

Aleanca për Shqiptarët


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5