Monday, August 18, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH: Opozitën shqiptare nuk e konsultuan për asgjë për votimin e ndryshimeve...

ASH: Opozitën shqiptare nuk e konsultuan për asgjë për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

“Të shtunën, në mënyrë të jashtëzakonshme, u caktua seancë e Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshime për të cilat nevojitet parimi i votimit me Badinter. Deputetët e opozitës shqiptare nuk u konsultuan për asgjë, ndonëse kjo ka qenë gjithmonë praktikë e zakonshme kur bëhet fjalë për ligje që prekin Kodin Zgjedhor”, kështu deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata thonë se Qeveria nuk ka argument për të akuzuar opozitën shqiptare për këtë dështim, pasi sipas tyre gatishmëri ka pasur mirëpo nuk janë pyetur nga partitë në pushtet.

Reagimi i plotë:

Opozita shqiptare, edhe pse e anashkaluar, tregoi gatishmëri për kompromis dhe ofroi mbështetje për ligjin, me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve komunalë – vendim që duhej të binte vetvetiu pas konstatimit nga Gjykata Kushtetuese se metodologjia e ndarjes së qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është antikushtetuese.

Fatkeqësisht, nuk pati asnjë gatishmëri nga shumica parlamentare, por edhe, për çudi, nga VLEN-i për ta pranuar këtë kompromis. Për këtë arsye, opozita shqiptare nuk e përkrahu ndryshimin e ligjit.

Qeveria dhe shumica parlamentare nuk kanë asnjë argument për të akuzuar opozitën shqiptare. Maskat ranë. U bë e qartë se Mickoski dhe qeveria e tij kanë një agjendë të qartë diskriminuese ndaj qytetarëve me të drejtë vote.

Është paradoks i madh që mërgimtarët shqiptarë kanë të drejtë vote, por nuk kanë asnjë ndikim në përcaktimin e numrit të këshilltarëve. Një tjetër padrejtësi në një shtet ku pjesa shqiptare brenda qeverisë bën vetëm sehir.

Asnjë ministër shqiptar dhe asnjë deputet shqiptar nga pushteti nuk e hapi gojën për këtë çështje. Ky është, në fakt, paradoksi i VLEN-it.

Tentativa për ta ndryshuar Kodin Zgjedhor pa konsultim dhe pa transparencë dështoi. Dështoi sepse funksionoi parimi i shumicës së dyfishtë – Badinteri, që mbrojti barazinë politike dhe interesin e qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët rithekson se do të mbrojë gjithmonë interesin politik dhe të drejtën e barabartë të qytetarëve, përballë çdo tentative për përjashtim, manipulim dhe diskriminim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments