Wednesday, July 16, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar...

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari përmes një komunikate thekson se “shpreh shqetësimin e thellë ndaj mënyrës se si po prezantohet në opinion ligji i ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pavarësisht propagandës se do të mbyllen kazinot dhe bastoret pranë shkollave, teksti ligjor flet ndryshe: bixhozi jo vetëm që nuk mbyllet, por institucionalizohet me përjashtime të rrezikshme që dëmtojnë familjen dhe të rinjtë tanë”.

Sipas tyre, ky është një ligj që nuk synon mbylljen, por riorganizimin dhe zgjatjen e jetës së industrisë së bixhozit në formë të rregulluar.

Më tej thuhet se dëshmi për këtë është përmbajtja e Nenit 24, i cili në mënyrë të qartë:

1. Lejon funksionimin e kazinove, klubeve të automatëve dhe lojërave elektronike të fatit në hapësira të posaçme, duke kërkuar vetëm kushte tekniko-teknologjike që i përcakton ministri i financave (paragrafi 1).
2. Vendos një distancë minimale prej 500 metrash nga shkollat fillore dhe të mesme, por kjo vlen vetëm për kazinot dhe automatet (paragrafi 2).
3. Bëhet përjashtim për bastoret: pikërisht në paragrafin 3, thuhet qartë se “kjo distancë nuk vlen për pikat e pagesës për bastore”. Pra, bastoret mund të qëndrojnë pranë shkollave!
4. Edhe më alarmuese është se në bastoret pranë shkollave, nuk ndalohen vetë bastet, por vetëm makineritë elektronike për lojëra – siç përcaktohet në paragrafin 4. Pra, bixhozi mbetet aktiv, vetëm pak më “i rafinuar”.
5. Distanca prej 500 metrash interpretohet si “rruga më e shkurtër e sigurt” dhe përcaktohet me elaborate gjeodezike që mund t’i bëjë një gjeodet privat ose kompani private (paragrafi 5), duke lënë hapësirë për manipulime.
6. E gjithë kjo procedurë teknike për distancat i lihet në dorë drejtorit të Agjencisë për Kadastër, jo institucioneve arsimore ose shëndetësore (paragrafi 6).

“Ky ligj është i ndërtuar qëllimisht për të ruajtur interesat e industrisë së bixhozit, jo për ta mbrojtur të rinjtë nga varësia. Si Aleancë për Shqiptarët, kërkojmë mbyllje reale dhe të pakushtëzuar të të gjitha kazinove, bastoreve dhe formave të lojërave të fatit që funksionojnë pranë institucioneve arsimore dhe në lagje të banuara. Ndajmë bindjen tonë me qytetarët se nuk do të pranojmë ligje që maskojnë krimin ekonomik e social si “reformë ligjore”. Bixhozi nuk reformohet – bixhozi duhet ndalur. Përfundimisht, i bëjmë thirrje grupimit FLEN të lexojë me kujdes ligjin që u është servuar nga partneri i tyre strategjik – në vend që të dalin të përgjumur në opinion dhe të flasin broçkulla, gënjeshtra dhe mashtrime. Deklaratat e tyre mbi ligjin e ri për lojërat e fatit japin përshtypjen se as nuk e kanë lexuar tekstin ligjor që po e mbrojnë kaq verbërisht. Kjo është papërgjegjësi, mungesë serioziteti dhe fyerje për qytetarët që kërkojnë mbrojtje nga një fenomen shkatërrues si bixhozi”, thekson Aleanca për Shqiptarët(ASH). (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments