ASH nuk e jep anëtarin e vet në KSHZ për opozitën. Kryetari i kësaj partie Arben Taravari tha se me probabilitet të madh, ASH do të shkojë vetë në zgjedhje, dhe në atë rast, pse mos ta ketë anëtarin e vet, tha kreu i ASH. Ai madje thotë se situata është e njëjtë me atë të viti 2020 kur Besa edhe pse ishte në koalicion me LSDM-në, nuk e lironte vendin për ASH-në.
“Ne ishim në situatë të këtillë në 2020, atëherë Besa e kishte si parti e dytë vendin në KSHZ, e di se nuk u liruan vendit edhe përpos insistimit tonë sepse BESA atëherë ishte në koalicion me LSDM, praktisht i vinte që LSDM dhe BESA të kenë të dy partitë të një koalicioni dy anëtarë në komision dhe nuk ju dha Aleancës sepse na thoshin nuk keni grup parlamentarë. Përsëri unë nuk shoh që paritet opozitare tash që janë se kanë grup parlamentarë. Por parimisht ne ende nuk kemi vendos se si do të shkojmë në zgjedhje, me probalitet të madh ASH do të shkoj vet në zgjedhje dhe në këtë rast pse mos e ketë anëtarin e vet në KSHZ”- deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti para disa ditëve në Click Plus tha se opozita shqiptare ka filluar procedurë për përzgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. I vetmi problem sipas Mexhitit është që Aleanca për Shqiptarët ta lirojë vendin, meqë e njëjta është tërhequr nga opozita dhe është përfshirë në pushtet.
“Po e them si e zgjidhni me KShZ-në?
E kemi zgjedh.
Kur kismet?
Duhet vetëm që ASh ta lirojë vendin.
A po prisni që Aleanca vërtet ta lirojë vendin?
Jo po aty ka procedurë dhe argumentet janë sepse për atë funksionon KShZ, për balancim të forcave të luftojnë me argumente… sepse tjetra do të jetë tendencë për vjedhje në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk e lirojnë vendin. Nëse duan ta paraqesin veten edhe si pozitë edhe opozitë unë aty shoh vetëm keqpërdorim të zgjedhjeve të ardhshme”, tha Izet Mexhiti – kryetar i LD
Në KShZ, BDI dhe ASH kanë përfaqësues si partitë më të mëdha shqiptare , por tashmë të dyja janë në pushtet. Anëtarit të ASh-së i është ndërprerë mandati prej momentit kur është zgjedhur Ministër i Drejtësisë nga ana e Kuvendit të RMV-së.
Kodi zgjedhor parasheh që të bëhet rotacion i anëtarëve nëse bëhet ndërrimi i partive në pushtet dhe opozitë. I ngelet kryetarit të Kuvendit që të shpall konkurs dhe të kërkojë anëtar nga ajo parti.