Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Kjo festë nëntori na gjeti të goditur e të thyer, por...

ASH: Kjo festë nëntori na gjeti të goditur e të thyer, por më të bashkuar se kurrë!

Kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë!

Këtë nëntor e pritëm në zi, me shpresë që ditë të bardha do të vijnë sërish. Këtë nëntor nuk mund të festojmë por, nuk mund të rijmë pa e përmendur fuqinë e bashkimit, të trashëguar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu! Ky nëntor edhe pse fatkeqësisht pranë një situate të tillë, po dëshmon zemërgjerësinë e shqiptarëve, po dëshmon se nuk harrojmë amanetin e të parëve.

Në këtë ditë të madhe për shqiptarët lutemi që numri i viktimave nga tërmeti të mos rritet, lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë, lutemi për ditë të mira në Shqipëri!

Në këto ditë sfide tejet të vështira urojmë që edhe strehimi i të dëmtuarve të bëhet sa më shpejtë.

Në një situatë të tillë të jashtëzakonshme është shumë e vështirë të gjenden fjalët ngushëlluese për të prekurit nga tërmeti, ne urojmë të vazhdohet me solidaritetin dhe humanizmin që nuk ka munguar asnjë çast.

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!