Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-ja kërkon dorëheqjen e Spasovskit, Filipçes dhe Çulevit: Janë përgjegjës për rritjen...

ASH-ja kërkon dorëheqjen e Spasovskit, Filipçes dhe Çulevit: Janë përgjegjës për rritjen e numrit të të infektuarve

Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve me koronavirus në vend ka shtuar “luftën” politike mes partive në vend, për atë se kush është fajtor e kush jo. Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar sot dorëheqje nga Kryeministri Teknik, Oliver Spasovski, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i MPB’së, Naqe Çulev. Këta të tre, së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, janë përgjegjës për eskalimin e situatës, vlerësojnë nga partia opozitare shqiptare, përcjell in7.

Ja kumtesa e plotë e Aleancës për Shqiptarët:

Lojërat e VMRO, LSDM dhe BDI për kalkulime parazgjedhore po i paguajmë me viktima!

Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve është tejet shqetësuese për vendin! Kjo rritje dëshmon për neglizhencën dhe paaftësinë menaxhuese të qeverisë, e cila në vend se fajin ta kërkojë te vetja vazhdimisht fajëson qytetarët.

Lojërat e VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së përbrenda qeverisë për kalkulime parazgjedhore po i paguajmë çdo ditë me viktima dhe të infektuar nga pandemia Covid 19.

Në kohën kur vendi duhej të rikthehet në normalitet, ne po futemi në valën e dytë të pandemisë! Për gjendjen kaotike të shkaktuar, pasigurinë shëndetësore e ekonomike me të cilën rrezikohen qytetarët patjetër se duhet të ketë përgjegjësi!

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqje të kryeministrit teknik Oliver Spasovski i cili është përgjegjës kryesor për situatën e krijuar. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev të cilët gjithë këtë situatë e kanë shoqëruar me skandale nga më të ndryshmet, gjë që dëshmon pse sot vazhdojmë të kemi rritje!

Përgjegjësi duhet të mbajë edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse parashikimet e gabueshme të së cilit po i paguajmë shtrenjtë!

Rezultati i pandemisë nuk kursen nga përgjegjësia asnjë pjesëtar të qeverisë, sepse të gjithë së bashku dëshmuan se edhe në kohërat më të vështira interesi personal dhe partiak mbetet prioritet!

Fatkeqësisht kërkesa jonë e vazhdueshme që edhe opozita të jep kontributin e vet në menaxhimin e situatës nuk u aprovua kurrë, sepse kjo do të prishte planet keqdashëse të qeverisë. Megjithatë Aleanca për Shqiptarët vazhdimisht me kujdes të veçantë ka ndjekur dhe ka propozuar masa konkrete, gjë të cilën pa rezervë vazhdojmë ta bëjmë dhe sot.

Vlerësojmë se situata dita ditës po del jashtë kontrollit prandaj duhet të veprojmë me shkathtësi dhe shpejtësi me qëllim që të evitojmë pasojat shëndetësore dhe ekonomike!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!