ASH: “Fjalori” i Komitëve ndaj Shqiptarëve Primitivë! MPB të hetojë thirrjet për nxitje të urrejtjes ndëretnike!
Është për të ardhur keq, kur nje grup fitozësh, edhe duke festuar për fitoren e ekipit të tij, shfrytëzon rastin për ti fyer shqiptarët, dhe për të nxitur urrejtje ndër etnike. Sjellja e Komitëve tregon nje mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend ti gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët!
Ky fenomen ndodh gjithmonë, si ne rast humbje dhe fitoreje, per vite me rradhë. Madje shpesh herë ky grup tifozeve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatruar prona shqiptare, dhe asnjeher askush nuk ka mbajt përgjegjësi.
Kjo vazhdimisht ka ndodhur sepse asnjeher antarët e tifo grupeve nuk janë ndëshkuar nga organet e rendit dhe gjyqësia, madje ata jane inkurajuar.
Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme që të ndërmar masa ndaj personave dhe tifogrupeve qe nxisin urrejtje, ndëretnik dhe promovojne gjuhe të urrejtjes, madje duke e berë ate jo vetëm nëpër stadiume por edhe ne sheshin e Shkupit, sic ishte rasti i mbrëmshëm i tifozërisë së Ekipit Vardar, Komitët.
Aleanca për Shqiptarët
03.06.2019