Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Do të do jepni llogari më 12 prill ju që e...

ASH: Do të do jepni llogari më 12 prill ju që e keni nënçmuar keq popullin

Sot në komunën tonë pas një periudhe 4 vjeçare kemi përsëri vizitorë. Janë të njëjtit njerëz të cilët i shohim vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, me të vetmin qëllim, hedhjen e hirit mbi sytë tanë, duke e mjegulluar realitetin tonë sa të hidhur aq edhe të dhimbshëm.

Ata nuk kanë turp edhe pse sot këtë vend e gjejnë të boshatisur dhe të braktisur nga rinia. Pa fije turpi shkelin në zonën ku u bë sakrifica më sublime gjatë vitit 2001, dhe kësaj zone ajo sakrifice sot u kthehet në formën e dhunës moderne që ka instaluar partia që mban pushtetin qendror dhe atë lokal, duke detyruar të rinjtë, ardhmërinë e këtij vendi, ta braktisin vendlindjen dhe vatrën stërgjyshore.

Prandaj ne pyesim publikisht këto eksponent e gjuetar meritash: Ku është rinia e komunës së Likovës?

Ku janë nxënësit e shkollave fillore numri i të cilëve çdo vit bie dukshëm? Ku është zona e lirë ekonomike që keni premtuar, sa fabrika janë hapur deri tani, sa të rinj janë punësuar?

Ku është lapidari i UÇK-së në Sllupçan emrin e të cilës e brohorisni vetëm në fushata? Deri ku është riaktivizimi i minierës së Llojanit , ku mbeti investitori kanadez i vitit 2014? Deri kur do t’i helmoni këta qytetarë me deponitë e egra në fshatin Nikushtak dhe rrethinë? Deri kur do t’i politizoni institucionet arsimore duke instaluar drejtorë partiak? Deri kur do t’i punësoni familjarët tuaj? Deri kur me paratë e taksave tona do ta rrisni standardin tuaj? Deri kur libreza partiake do të jetë pasaportë për punësimin e të rinjve ?

A mendoni se “bekatonkat” dhe asfalti duhet të jetë standardi dhe e arritura më e lartë për ta mashtruar sërish ketë popull?

Jo të nderuar. Mjaft ishte. Llogaridhënien e vërtetë do ta jepni me 12 prill edhe atë para ndërgjegjes së pastër të këtij populli, të cilin kaq shumë e keni nënçmuar, e jo para kryetarit të partisë tuaj.

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!