Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH: BDI me 5000 arsye për dështimet e tyre

ASH: BDI me 5000 arsye për dështimet e tyre

Reagim i ASH-së

Jokonsistenca e qëndrimeve të BDI-së dhe luhatjeve të ndryshme që kjo parti bën gjithmonë duke shkuar kah fryn era janë evidente edhe në qëndrimet e tyre të fundit sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor.
5000 amendamentet e dorëzuara nuk janë asgjë më shumë se 5000 arsye për bllokim të debatit parlamentar për ndryshime në kodin zgjedhor.
Nga ana tjetër qëndrimet e përafërta dhe bashkëdorëzimi i amendamenteve me VMRO-DPMNE-në është një tregues i qartë për bashkëpunimet e tyre të ardhshme për bllokimin e proceseve që sjellin ndryshim në të mirë të përgjithshme, por sigurisht në dëm të tyrin personal!
Aleanca për Shqiptarët qëndron fortë pas kërkesës së saj për lista të hapura si prioritet për ndryshim në Kodin Zgjedhor, ndërkaq për shkak të mbajtjes më transparente të përgjegjësisë ndaj votuesve kërkojmë 8 njësi zgjedhore. Që nënkupton edhe fuqizim të votës shqiptare!
Ne si Aleancë konsiderojmë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zëri i shqiptarëve në Kuvend, të rritet nëpërmjet rritjes së numrit të deputetëve që do t’i përfaqësojnë ata në Kuvend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments