Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Ali Ahmeti flet për kryeministër shqiptar, derisa bojkoton president shqiptar dhe...

ASH: Ali Ahmeti flet për kryeministër shqiptar, derisa bojkoton president shqiptar dhe ik nga votimi i kryeparlamentarit shqiptar!

Sot Bashkimi Demokratik për Integrim shënon 18 vjetorin e dështimeve, premtimeve të parealizuara,
skandaleve korruptive, gënjeshtrave dhe manipulimeve! 18 vite qeverisje, 18 vite shans për ta dëshmuar
veten, por gjithçka u dëshmua ishin interesat personale dhe partiake për të cilat qytetarët e kanë
kuptuar vet, dhe nuk qëndrojnë të heshtur më.
BDI nuk ka legjitimitet të flet as për nevojat e qytetarëve, e lëre më të flet për përfaqësim legjitim të
vullnetit të popullit. Këtë legjitimitet ju e keni humbur me veprimet tuaja, sepse sot shqiptarët nuk kanë
përfaqësim adekuat, nuk kanë trajtim të barabartë, nuk kanë ardhmëri e as cilësi për jetë sepse barku
juaj i pangopur ende vazhdon të ngopet në kurriz të popullit!
Sikur Bashkimi Demokratik për Integrim të kishte përmbushur obligimin e tyre ndaj qytetarëve për gjithë
premtimet e dhëna dhe sikur të ishte i sinqertë në idenë për qeverisje shqiptare dhe jo konsensuale, do
ta kishe përkrahur kandidatin për president shqiptar në zgjedhjet presidenciale!
Por, ju vendosët për president konsensual sepse kjo përkrahje ishte vetëm një lojë politike e BDI-së në
shkëmbim të interesave partiake me qëllim që të fitojë disa komuna më shumë në zgjedhjet lokale të
cilat e dinte se i kishte të humbura.
Kur Ali Ahmeti pati shansin për të dëshmuar se vërtetë mbështet udhëheqjen shqiptare iku si frikacak
nga 27 prilli pasi që ishte në dijeni për sulmet e mundshme të kuvendit, dhe ishte pikërisht Ziadin Sela ai
qe ndali fjalët e tija që sillen si një kasetë e prishur! Ishte vota e Ziadin Selës e jo e Ali Ahmetit, ajo që
bëri ndryshimin.
Qytetarët nuk harrojnë dhe dinë të bëjnë dallimin, sepse edhe pas 18 viteve ende merremi me probleme
të njëjta. Sot ballafaqohemi me ikje masive të të rinjve të cilët janë bindur se me ju ardhmërinë e kanë
të vjedhur, sot shqiptarët dënohen vetëm pse janë shqiptar, sot shqiptarëve vendin e punës ua zënë të
tjerët!
Sot pas 18 viteve, 18 viteve, Ali Ahmeti është një udhëheqës i braktisur nga shumë pjesëtar të sinqertë
dhe kredibil të ish UÇK-së!
Sot shqiptarët të etur për ndryshim nuk manipulohen më, sepse e dinë se me ju çka thuhet asnjëherë
nuk bëhet!

Aleanca për Shqiptarët,
5 qershor 2020

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!