Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-AAA: Vendimet e KSHZ-së për Dibrën i dërgojnë në Gjykatë

ASH-AAA: Vendimet e KSHZ-së për Dibrën i dërgojnë në Gjykatë

Përgatiti: Fatlume Dervishi

U refuzua edhe ankesa e fundit e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për votimin në Komunën e Dibrës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me shumicë votash vlerësoi se të dhënat për vendvotimet për të cilat materiali zgjedhor ishte dorëzuar pa shiritin e sigurisë, ishin në rregull dhe përputheshin me procesverbalet. Anëtari i këtij institucioni Krenar Lloga vlerëson se nuk është zbatuar kërkesa e tij për kryqëzimin e të dhënave nga sistemi për gjurmët e shenjave të gishtave për të parë nëse ka pasur votim të dyfishtë. Lloga kishte kërkuar kryqëzim të dhënave të shenjave të gishtave për të gjithë Dibrën. Ai hodhi dyshime për funksionimin e sistemit për kryqëzimin e të dhënave, për të cilin thotë se janë paguar 11 milion euro.

“Kërkova sqarime nga personat e IT-së a janë futur edhe të dhënat e 27 vendvotimeve të tjera dhe thanë që jo. Raporti është tre-katër fjalë dhe është bërë vetëm për këto dy vendvotime. Me këtë nuk respektohet ligji. Kjo është farsë, turp i madh dhe mashtrim i madh. Vendosen në pikëpyetje jo vetëm zgjedhjet në Komunën e Dibrës, por në të gjithë shtetin”, u shpreh Krenar Lloga, anëtar i KSHZ-së.

Sipas kryetari të KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, sistemi për kryqëzimin e të dhënave nga aparatet biometrike që duhet të vërtetojë nëse ndonjë votues ka votuar dy ose më shumë herë, është funksional.

“Vërtetohet se krahasimi që u bë me kërkesë të KSHZ-së me të dhënat referenciale të votuesve tregon se nuk ka të dhëna të dyfishta. Personat janë vërtetuar se kanë votuar në vendvotimet 0535 dhe 0552. Kjo tregon se sistemi punon mirë dhe se mund të vërtetohet nëse dikush voton dy herë ose jo. Raporti tregon se askush nuk ka votuar dy herë në këto dy vendvotime në Komunën e Dibrës, theksoi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Një ditë më parë KSHZ-ja hodhi poshtë edhe tre ankesa të tjera nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për Komunën e Dibrës kurse ky subjekt tërhoqi vetë një ankesë tjetër. Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se do t’i ankimojnë vendimet e KSHZ-së në Gjykatën Administrative.

Në Komunën e Dibrës në rrethin e dytë, Hekuran Dukan ga BDI-ja fitoi me 138 vota diferencë nga kundërkandidati nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!