Kur Ali Ahmeti bëri thirrje për t’i kapur armët në 2001-n dhe për të luftuar për kthimin e dinjitetit shqiptar në Maqedoni, unë iu përgjigja.
Nuk u zgënjeva fare, pasi ajo kryengritje e armatosur e shqiptarëve krijoi Marrëveshjen Historike të Ohrit, duke kthyer kështu dinjitetin dhe krenarinë shqiptare të përdhosur nga sistemet paraprake sllavo-sërbo- maqedone!
Kur pas dështimit të Keshillit Kordinues të Partive Shqiptare në Maqedoninë e Veriut , ide për bashkimk e shqiptarëve, të cilin bashkim e inicoi vetë ai (Ali Ahmeti) , Ali Ahmeti thirri që t’i bashkohemi partisë që do të krijonin ushtarët e UÇK-së, me në krye atë vetë si komandant i përgjithshëm, përsëri iu përgjigja.
Edhe këtë herë nuk u zgenjeva, pasi falë asaj partie u kryen ndryshimet më të mëdha në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Verit. Ndër më të rëndësishmet:
U zyrtarizua Univerzësiteti i Tetovës;
Shqiptarët u inkuadruan fuqishëm nëpër institucionet e shtetit, në administratën shtetërore, polici e ushtri;
Me ndarjen e re territoriale, Struga, Kërçova, Dolneni, Plasnica…dhe shumë komuna tjera qeverisen nga shqiptarët;
U krijua universiteti i dytë shqiptar, universiteti “Nënë Tereza”;
Një shqiptar u bë për herë të parë ministër i Mbrojtjes;
U emërua kryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë;
Gjuha shqipe u bë zyrtare në të gjithë territorin e Maqesonisë;
U realizuan shumë te arritura në të gjitha vendbanimet shqiptare, si dhe shumë të arritura tjera për shqiptarët e Maqedonisë.
Kur Ali Ahmeti në zgjedhjet presidenciale të 2014 bëri thirrje në bojkot të shqiptarëve me idenë e imponimit të një presidenti konsesual, i bindur në qëllimet e pastërta të tij dhe në të kaluarën e tij të dëshmuar në shërbim të kombit, unë iu përgjigja.
Si herët e para, edhe këtë herë nuk u zgënjeva, pasi atë që kërkoi Ali Ahmeti dhe BDi para 5 vitesh, sot u bë realitet.
Sot, falë atij presioni dhe falë plasimit të idesë së konsesualitet në përzgjedhjen e presidentit , partitë pjesëmarrëse në qeveri , që kanë legjitimitetin e shumicës se qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë para qytetarëve dalin me një kandidat të përbashkët për president shteti.
Ndoshta disa mendje të vogla që merren me emra dhe nuk kanë aftësinë për t’u marrë me ide, tani mundohen të kritikojnë BDI-në se pse tani e përkrahën Pendarovskin, gjersa para pesë vitesh nuk e përkrahën.
Pikërisht kjo është ajo që nuk e kuptojnë mendje lehtët dhe sharlatanët!
Për BDI , as atëherë dhe as tani, nuk ishte shumë me rëndësi emri, pasi e gjithë lufta pesë vjeçare e BDI-së , e nisur në zgjedhjet e kaluara presidenciale , nuk kishte për qëllim përmbushjen e pretendimeve karieriste të asnjë individi, por kishte për qëllim istalimin e një koncepti të qëndrueshëm respektues dhe bashkëjetues mes dy komuniteteve më të mëdha që jetojnë në shtetin tonë.
As atëherë e as tani, askush nga BDI nuk ka ndonji urrejtje apo pëlqyeshmëri të theksuar për Stevo Pendarovskin. Por në raport me kandidatin që propozoi VMRO, që në bazë të retorikës dhe veprimeve tregohet si anti perëndimore dhe duke pasur parasysh orientimin tonë pro perëndimorë si shqiptarë, Stevo Pendarovski do te ketë pëlqimin dhe përkrahjen tonë, si çdo kandidat tjetër që do të ishte produkt i një konsesualiteti dhe do të kishte të njëjtat orientime e vizione për shtetin.
Ndoshta dikur, por edhe sot, ky koncept ishte dhe është i papërceptueshëm, si nga faktori “superior” politik maqedon ashtu edhe nga faktori “shërbetor” politik shqiptarë. Këtë edhe vetë Pendarovski e pranoi gjatë fjamimit të tij para Keshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ditën kur kërkoi përkrahjen, ku mes tjerash tha:
“Para pesë vitesh, ne si LSDM gabuam që nuk e përkrahëm filozofinë e z.Ali Ahmeti, i cili na ofroi që në zgjedhje të dalim me kandidat të përbashkët konsesual”.
Kjo tregon se idetë vizionare triumfojnë mbi konceptet miope politike dhe sharlatanizmat e mbuluara me nacional-patriotizëm.
Për këtë arsye unë fuqishëm do ta përkrah konceptin e konsesualitetit; do ta përkrah fuqishëm orientimin euro- atlantik të qeveirisë përballë një doktrine arkaike dhe regresiste që opozita maqedono-shqiptare ka për Maqedoninë; do ta përkrah Stevo Pendarovskin si kandidatin konsesual për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Do t’i përgjigje edhe kësaj here fuqishëm thirrjes së Ali Ahmetit dhe BDI-së!
Artin Spahiu