Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Grubi: Vonesat në autostradën Shkup-Bllacë, për shkak të ndërhyrjeve ruse

Artan Grubi: Vonesat në autostradën Shkup-Bllacë, për shkak të ndërhyrjeve ruse

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” ka treguar edhe arsyet e vonesave në autostradën Shkup-Bllacë. Sipas Grubit, shkak për këto vonesa është bërë firma që fitoji tenderin për mbikëqyrjen e autostradës, pasi e njëjta kishte lidhje me shtetin rus dhe bankat nga Rusia.

“U shpall tenderi për rrugën Shkup-Bllacë, aplikuan dy kompani njëra ishte kompani kroate dhe një kompani amerikane, por kjo e fundit nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e duhur dhe u skualifikua, me ç’rast mbeti e vetmja kompania kroate. Në periudhën e dorëzimit të garancisë bankare, kjo kompani nuk arrit t’i dorëzojë 2.7 milionë euro si garanci bankare për të filluar negociatat me Bektelin. Kur ne kontrolluam doli se kompania kroate, është në pronësi ruse. Ndërsa në bordin drejtues ka rus që janë të ndërlidhur me shtetin. Të gjitha mjetet i kishte në bankë ruse dhe nuk arriti t’i dorëzojë”- tha Grubi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments