Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Grubi: Rritëm rrogën minimale, 1 Maji shënohet me vepra vlerësimi për...

Artan Grubi: Rritëm rrogën minimale, 1 Maji shënohet me vepra vlerësimi për punëtorët

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi, ka uruar 1 Majin,  Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Grubi përmes rrjetit social Facebook theksoi se Qeveria ka rritur rrogën minimale në 18.000 denarë, ndërsa rroga mesatare ka arritur në 30.000 denarë, transmeton TS.

“Rritëm rrogën minimale në 18.000 denarë, rroga mesatare arriti 30.000 denarë, ndërsa po bëjmë edhe rritje të të gjitha rrogave në arsim dhe në sektorin publik, si dhe administratën shteterore.
1 Maji shënohet me vepra vlerësimi për punëtorët nga një qeveri sociale, e cila i përkushtohet tërësisht mirëqenies shoqërore, zhvillimit dhe stabilitetit shtetëror në këto kohëra nga më të vështirat në tetë dekadat e fundit” ka shkruar Grubi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments