Për dilerë, kriminel, reketarë dhe persona të korruptuar nuk do të ketë vend në partinë e Ali Ahmetit, por as edhe në funksionet shtetërore si gjykatës, prokuror, deputet, ministra, zëvendës-ministra, kryetar komunash, drejtor të mos mund të ushtrojnë detyrën persona të cilët më parë nuk i janë nënshtruar vetingut apo verifikimit, shkruan portali në gjuhën maqedonase Plusinfo.
BDI me të madhe po e bisedon projektin e ri i cili do t’i përfshinte funksionarët partiak, por edhe shtetëror, gjegjësisht apo të gjithë siç është shprehur deputeti Artan Grubi, pasi që sipas tij duan t’i shërbejnë qytetarëve. Grubi për PlusInfo ka thënë se partia e tyre vetëm se ka filluar me projektin e ri, ndërsa në përgatitje është edhe ligji për Veting për të gjithë ata që bartin funksione publike.
Vetingun apo kontrolli e anëtarësisë së BDI-së nga ku do të rekrutohen funksionarët partiak do ta bëjë nënkryetari Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe sekretari organizativ Artan Grubi.
Ideja është që vetingun për të gjithë ata që janë në funksione shtetërore ta realizojë komision shtetëror për kontroll dhe veting. E ngjashme me komisionin për lustrim, por komisioni i ri do të duhet që ta hetojë edhe prejardhjen e pasurisë së funksionarëve, mënyrën se si e kanë bërë atë pasuri, a kanë të kaluar kriminale dhe korruptive.
“Në parti ka filluar procesi i ri regjistrimit të tërësishëm të anëtarëve të BDI-së. Presim që deri në fund javë të përfundon dhe më pas do të hyjmë kontrollit. Do të fillojmë nga niveli më i ulët, nga bashkësitë lokale. Do të kontrollohen anëtarët që ndonjë nga ata të mos ndodh të jetë dilerë, kriminel, reketarë, për arsye se për të tillë nuk vend në BDI. Funksionarët e BDI-së nga ana tjetër do ti nënshtrohen kontrollit apo vetingut të dyfishtë, një nga partia dhe një pas zgjedhjeve, ndërsa nga Komisioni shtetëror kur të jetë nominuar në funksion publik. Kjo uvertirë në BDI-në e re për platformë të veprimit për 20 vitet e ardhshme, si postulat ka qeverisjen e mirë, drejtësia joselektive dhe zhvillimi ekonomik dhe prosporitet”, ka deklaruar Grubi.
Vetingu partiak në BDI pritet që të zhvillohet deri në mbajtjen e kongresit të BDI-së, i cili me gjasë do të ndodh deri në fund të vitit.
Se BDI është serioze në qëllimin që të realizojë veting është edhe deklarata e Ali Ahmetit. Ai mbetet në kërkesën për veting të deputetëve dhe funksionarëve të cilët barti funksione publike. Ahmeti ka kërkuar këshilla për aplikimin e sistemit për kontroll dhe veting edhe nga Instituti ndërkombëtar Republikan (IRI). Ahmeti vlerëson se me këtë do të parandalohen sulmet ndaj funksionarëve dhe përhapja e lajmeve të rreme.