Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Grubi 'kunder' Ermira Mehmetit

Artan Grubi ‘kunder’ Ermira Mehmetit

Kaos të plotë ka shkaktuar brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) bomba e tetë e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Pas “propozim-skemës” së deputetes Ermira Mehmeti për formim të një qeverie teknike me kryeministër shqiptar, deputeti dhe shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi, ka vlerësuar se nuk është koha për një gjë ët tillë.

“Në lidhje me kërkesat e mbrëmshme politike të liderit të LSDM¬së Zaev, ishte pikërisht z. Ahmeti dhe BDI që kërkuan përfshirje urgjente të Brukselit me ekip politik të përforcuar me ekspert ligjor dhe të hetuesisë që në bashkëveprim me autoritetet vendore do të kontribuonin për një proces kredibil dhe transparent në zbardhjen e aferës së përgjimeve masive. Sa i përket kërkesës për qeveri kalimtare, gjykoj që akoma nuk është koha për një hap të tillë pa vendosur dialog të mirëfilltë midis partive politike dhe ende pa u angazhuar komuniteti ndërkombëtar si ndërmjetësues në këtë proces”, ka deklaruar Grubi.

Mehmeti dhe Grubi edhe më herët janë përballur për shkak të qëndrimeve të ndryshme, me ç’rast Mehmeti e pat akuzuar direkt deputetin Grubi se i ka bë dëm të madh BDI-së dhe Ahmetit me selfien te përmendorja e Shatorollvit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments