Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArtan Grubi kërkon veting për të gjiithë gjykatësit, prokurorët dhe politikanët

Artan Grubi kërkon veting për të gjiithë gjykatësit, prokurorët dhe politikanët

Deputeti dhe Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, duke reaguar për zhvillimet në rastin Reket ka thënë që Vetingu është zgjidhje e situatës kritike në gjyqësor, por edhe ka përshëndetur faktin që partitë opozitare shqiptare po i bashkangjiten BDI-së duke përqafuar politikën programore të BDI për drejtësi joselektive dhe veting, shkruan TS.

“Ne e denoncuam drejtësinë selektive dhe ofruam instrumentin e vetingut për gjykatësit, prokurorët dhe politikanët për ta luftuar këtë selektivitet të porositur me tendencë politiko-koruptive. Qytetarët e pranuan dhe e përshëndetën këtë shtyllë tonën programore me bindjen që ne do t’ia dalim, ndërsa dita ditës edhe partitë opozitare po e përqafojnë dhe e vënë në përdorim narativin, politikat tona.” shkruan Grubi në Facebook./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments