Analisti dhe profesori i njohur nga Tetova, Arsim Sinani, mbrëmë në emisionin “Rruga Drejt…” në Alsat ka analizuar situatën brenda BDI-së pas përlasjeve të fundit që ndodhen pas shfaqes së “grupti të zjarrit”. Sinani vlerëson se këto situata brenda partisë së Ali Ahmetit janë të kurdisura, me qëllim për të ruajtur pushtetin dhe për t’ia zënë hapsirën opozitës shqiptare. Ai kritikoi rolin e partive të vogla shqiptare, duke thënë se të njejtat përdoren nga BDI-ja sa herë që kësaj të fundit i rrezikohet pushteti.
“BDI-ja ka filluar të bjere pasi ka 2 mandate që ka rënë në Tetovë dhe Gostivar, por kalkulimet e panevojshme brenda opozitës e kanë lejuar që BDI-ja ta luaj edhe rolin e opozitës dhe ta ruaj pushtetin duke e marrë një parti duke e shty tjetrën. Shife Afrim Gashin, është figura më interesante në skenën politike. Partall e kanë bërë, fute në qeveri, nxjerre prej qeverie, hyn me opozitën dil andej, dil këndej. Njeriu ruan bre pak kredibilitetin e vet. Edhe këtyre grupeve brenda BDI-së ju konvenojnë mere Kastriotin, mere atë tjetrin, luj pak me atë….”u shpreh analisti Arsim Sinani në emisionin “Rruga Drejt…”