Arsim Dalipi bën fushatë në Llozhan, Vranisht e Moroisht – VLEN: Ranë maskat, ata që flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

0
39

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ka rënë çdo perde e mashtrimit! Ata që me zë të lartë flasin për “kauzë kombëtare”, që mbushin podiumet me fjalë për “referendum”, në terren shëtisin me flamuj të ulur nëpër fshatra 100 për qind maqedonase, duke kërkuar vota për shpëtimin e vetvetes. Kjo nuk është politikë, kjo është turp kombëtar! Kandidati i AKI-së për Strugën, Arsim Dalipi, bashkë me “patriotët” e rinj të Taravarit e Selës, sot po e vërtetojnë më mirë se kurrë se kauza e tyre s’ka qenë kurrë shqiptare, por interes i zhveshur personal dhe për pushtet.

Kjo është dyftyrësi politike në formën më të pastër, që e demaskon hipokrizinë e atyre që për 20 vite i kanë mashtruar shqiptarët me fjalë të mëdha patriotike, ndërsa në terren ndjekin interesa personale dhe kalkulime të ulëta zgjedhore.

Kur shohin se “referendumi” po iu dështon, sot vetë trokasim derë më derë nëpër fshatra maqedonase për t’i mbledhur votat që shqiptarët nuk ua japin më. Kjo është dëshmia më e qartë se kauza e tyre ka vdekur, ndërsa maska e patriotizmit është rrëzuar.

VLEN e bën të qartë: shqiptarët nuk kanë nevojë për pseudo-patriotë që shesin flamurin për një votë. Ne jemi këtu për ta ngritur zërin e shqiptarëve me dinjitet, me vizion dhe me punë, jo me mashtrime dhe pazare.

Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin NJË ZË për të vërtetën, për dinjitetin dhe për ndryshimin që VLEN!


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5