
Arsim Dalipi : 10.000 denarë subvencion për të rinjtë e Strugës – mbështetje konkrete për marrjen e patentës së shoferit!
Një lajm i mirë për të rinjtë e Komunës së Strugës!
Në kuadër të programit për rininë, është paralajmëruar subvencionim prej 10.000 denarësh për të rinjtë deri në 25 vjeç, të cilët janë pjesë e rasteve sociale, për marrjen e patentës së shoferit.

Ky është një hap konkret për të lehtësuar barrën financiare të familjeve dhe për t’u dhënë më shumë mundësi të rinjve që të bëhen më të pavarur dhe të përgatitur për tregun e punës.
Programi parasheh:
✅ Subvencionim të plotë të pagesës së provimit të lejes së vozitjes
✅ Subvencionim të pjesshëm të orëve praktike të vozitjes
✅ Lehtësim të barrës financiare për prindërit e të rinjve që duan të marrin patentë shoferi
Ky vendim është pjesë e vizionit të Dr. Arsim Dalipit për të vendosur rininë në qendër të zhvillimit të Strugës, duke krijuar kushte më të mira për arsimim, punësim dhe vetërealizim.
#VotoArsimDalipin #Rretho4 #ArsimDalipi #Struga #ProgramiPërRininë #AKI #RiniaNëQendër #BashkëPërStrugën




