Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArrihet marrëveshje për “Qeverinë Teknike” dhe për KSHZ-në

Arrihet marrëveshje për “Qeverinë Teknike” dhe për KSHZ-në

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, sot, në Klubin e deputetëve, pas pothuajse gjashtë orësh debat arritën marrëveshje për një pjesë të çështjeve të cilat
i patën në tryezë. Konkretisht, sipas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, janë dakorduar të gjitha detajet rreth qeverisë teknike para secilave zgjedhje, sipas “modelit të Përzhinës”. Për çështjet e tjera të hapura, nga ana tjetër, veçanërisht për datën dhe pyetjen e referendumit do të debatohet pasdite. Në pajtim me këtë, u dakorduam sot të përfundojë edhe takimi i liderëve, të mos ketë prolongim të tij. “Për këto tri takime të liderëve duhej energji, durim dhe shumë maturi. E shtrimë dorën dhe treguam mirëkuptim për shumë çështje, duke e respektuar parimin tonë të pacenushëm. Që para nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë pranuam kushte për zgjedhjen e KSHZ-së. Që para takimeve të liderëve grupet e punës të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së e harmonizuan tekstin e Propozimligjit të ri për financimin e partive politike me propozimet e përfshira të opozitës. Sot e pranuam edhe kërkesën e VMRO-DPMNE-së që të bëhen ndryshime ligjore të cilat do të mundësojnë qeveria teknike t’i zbatojë të gjitha zgjedhjet parlamentare me formatin e ngjashëm me atë të Përzhinës”, deklaroi kryeministri Zaev. Sipas tij, sot përfunduan një fazë e bisedimeve, për të cilat ata menjëherë i ndajnë rezultatet me opinionin.
“Po i kthehemi pyetjes së referendumit. Do të bisedojmë për pyetjen e referendumit, për karakterin e referendumit dhe për datën e mbajtjes së referendumit. Këtë e bëjmë si shumicë në pushtet të tregojmë virtyt, shtetformuesi, për shkak të rëndësisë së gjithë procesit. Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe anëtare e BE-së”, tha Zaev në klubin e deputetëve. Nga VMRO-DPMNE brifojnë se Zaev i ka pranuar kërkesat për “Qeverinë e Përzhinës” para zgjedhjeve, për Ligjin për financimin e partive politike dhe për KSHZ-në. Sot nga procedura kuvendore duhet të tërhiqen ndryshimet Kodit Zgjedhor në pjesën për KSHZ-në dhe do të parashtrohen të reja. Sipas marrëveshjes së sotme, mbetet vendimi që zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së të jetë me shumicë prej dy të tretash në Parlament.
Zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska konfirmoi se është arritur marrëveshje dhe informoi se kandidatët e LSDM-së për anëtarë të KSHZ-së janë Boris Kondarki, Janakie Vitanoski dhe Radica Risteska.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!