Arrestohet personi i cili dyshohet se dje rreth orës 21:15 në bulevardin “Boris Trajkovski” ka plaçkitur një barnatore, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë i njëjti është arretuar rreth orës 21:40 në rrugën “Hristo Tatarqev” në Shkup.
“Ai dyshohet se rreth orës 21:15 në një barnatore në Blv. Boris Trajkovski, ka përdorur forcë ndaj punonjësit dhe ka tentuar t’i marrë para nga qarkullimi ditore. F.M. është ndaluar në stacionin policor dhe i janë konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me krimin”, thuhet mes tjerash në njoftimin MPB-së.