Më 8 gusht 2025, në orën 01:50, në rrugën “15 Korpusi” në Ohër, zyrtarët policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria 50-vjeçarin G.T. nga fshati Lakoçerej i Ohrit.
Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Ohër kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të markës “Lancia”, i cili drejtohej nga ai. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai po e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit – në gjak i janë matur 2.17 promilë alkool.
G.T. është përjashtuar nga trafiku dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, njoftojnë nga MPB (Ministria e Punëve të Brendshme).
(Struga Ekspres)