Arrestohet nga policia 48 vjeçari, ishte i dënuar me 9 vite burg

0
594

Me datë 24.11.2022 në ora 23:30 në rrugën “Guadalajara” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.R (48) nga Shkupi.

Ai ishte i dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burg për veprën penale “grabitje” dhe “Moskujdesi dhe keqpërdorimi i të miturit”.

Personi do të dërgohet në institucionin përkatës për vuajtjen e dënimit.