Arrestohet në Qafethanë shtetasi maqedonas për kontrabandë cigaresh

0
9

Autoritetet Doganore si dhe strukturat e policisë shqiptare ndaluan një shtetas të Maqedonisë, i cili tentoi të kalojë një sasi cigaresh kontrabandë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Siç raporton ATSH, gjatë kontrollit të detajuar janë konstatuar 45 copë steka cigaresh, të cilat po tentoheshin të kaloheshin kontrabandë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Shtetasi me inicialet A.V është marrë në pyetje si i pandehur dhe është arrestuar nën akuzën e veprës penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, ndërsa është bllokuar kamioni me gjithë ngarkesën.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec për hetime të mëtejshme./Express/


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5