Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet kryepolici në Bllacë

Arrestohet kryepolici në Bllacë

Zëvendësministri për Punë të Brendshme, Nazim Bushi, ka konfirmuar për TV21 se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut.

“Menjëherë pas marrjes së lajmit, kontrolli i brendshëm e ka arrestuar”, konfirmoi zëvendësministri.

Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-ës dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi./TV21

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments