Ministria për Punë të Brendshme, njofton se ka arrestuar 55-vjeçarin nga Shkupi. I arrestuari është i dënuar me 13 vite burgim për veprën penale nga neni 123 i Kodit Penal.
“Më datë 12.10.2022 në ora 21:50 në rrugën “Ohridska” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi i bastisjes së Departamentit për çështje kriminale në Qendrën për çështje kriminale dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria personin me iniciale S.B.(55) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me 13 vjet burgim për vepër penale të kryer nga neni 123 i Kodit Penal dhe me urdhër qendror kërkohej me urdhër të Qendrës Ndëshkuese Përmisuese Kumanovë, për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB informojnë se personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Qendrën Ndëshkuese Përmisuese për të vuajtur dënimin.