Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër J.P.(27) nga fshati Gërçec i Shkupit për shkak të vjedhjes së rëndë.
Vjedhja është kryer më 22 janar rreth orës 12:20 në rrugën Boris Sarafov, raportojnë mediumet maqedonase.
Vjedhësi pasi ka marrë veturën menjëherë është aksidentuar dhe në afërsi të fshatit Kondovë e ka lënë veturën dhe ka ikur. Shum shpejt J.P. është arrestuar ndërkaq vetura i’u është kthyer pronarit. Mediat e ndryshme raportuan se vetura e vjedhur ka qenë e ish deputetit të PDSH-së, Fatmir Etemi.