Saturday, June 28, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëArrestohet gazetari Valon Syla

Arrestohet gazetari Valon Syla

**Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku sipas burimeve të Sinjalit, është arrestuar gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N. (2001), ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.

Valon Syla është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë hetimet vazhdojnë nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments