Arrestohet diplomati maqedonas në Serbi

0
13
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministria e Punëve të Jashtme të RMV-së, ka konfirmuar se një punonjës në Ministri, që për momentin është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë, më 27 Gusht është arrestuar në Republikën e Serbisë.

“MPJ-ja e Serbisë zyrtarisht ka njoftuar Ambasadën e RMV-së në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka përcaktuar paraburgimin e ekstradimit në bazë të një fletarresti ndërkombëtar për vepër që ngarkohet se e ka bërë gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, njoftojnë nga MPJ-ja.

Sipas MPJ-së, është ngrirë marrëdhënia e punës me të punësuarin e arrestuar, deri në zbardhjen e rastit.

Sipas disa raportimeve thuhet se bëhet fjaë për zëvendës e Shefin e Misionit të Maqedonisë në OSBE në Vjenë, diplomatin Mile Milenkoski.