
Zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 30-vjeçari nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “neglizhencë dhe keqtrajtim i fëmijës”, shkruan Struga Ekspres.
Më 22 tetor 2025 në Strugë, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale kanë kryer kontroll në rrugën “Marshall Tito”, ku e kanë gjetur të kallëzuarin duke e mbajtur vajzën e tij të mitur për të lypur dhe më pas i ka marrë paratë nga fëmija. Ai menjëherë është privuar nga liria dhe ndaj tij është paraqitur kallëzim penal, njofton SPB- Ohër.
(Struga Ekspres)



