Më 15.08.2025 në orën 14:00, në pikën kufitare “Qafë Thanë”, gjatë përpjekjes për të dalë nga vendi, është privuar nga liria Z.B. (62) nga Gostivari. Pas kontrolleve të kryera, zyrtarët policorë kanë konstatuar se ai figuron me masë aktive “arrest” dhe se ka një urdhër aktiv nga Gjykata Themelore në Gostivar për shkak të veprave penale të kryera “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve” sipas nenit 300 dhe “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297 të Kodit Penal. Ai është dërguar në institucionin ndëshkues-korrektues “Burgu i Gostivarit”.
(Struga Ekspres)