Arrestohet 62 vjeçari, dyshohet për vrasjen e nënës së tij

0
10
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një 62-vjeçar, banor i Shkupit është arrestuar mëngjesin e sotëm, përcjell Alsat. Arrestimi ka ndodhur rreth orës 7:50 në rrugën “23 tetori”. 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë nënën e tij 84-vjeçare në shtëpinë e saj në lagjen Aerodrom të Shkupit.

“Është privuar nga liria I.T. (62) nga Shkupi për shkak të dyshimit se këtë mëngjes, rreth orës 6:30, në shtëpinë e tij, me një objekt të mprehtë i ka shkaktuar plagë me nënës së tij V.T. (84) nga Shkupi, pas çka ajo ka vdekur”, njoftoi Ministria e Brendshme.